Bayern mendon për të ardhmen, synon sulmuesin polak

Bayern mendon për të ardhmen, synon sulmuesin polak

Me Timo Werner që vendosi të rinovojë me RB Leipzig, Bayern Munich ka hedhur sytë nga një tjetër destinacion.

Gjiganti bavarez synon përforcimin e repartit të sulmit për vitet e ardhshme dhe Robert Lewandowski është emri më i lakuar në ambientet e klubit gjerman. Polaku ndodhet prej 5 vitesh te Bayern Munich që prej transferimit nga Borussia Dortmund për shifrën e 50 milionë eurove.

Paraqitje që është vlerësuar nga drejtuesit, të cilët sipas 'Bild' do i ofrojnë një rinovim kontrate. 31 vjeçari është i lidhur me një qëndrim deri në vitin 2021, por kontrata e re mund të zgjasë deri kur polaku të festojë ditëlindjen e tij të 35.

Lewandowski është një nga sulmuesit kryesorë në botë dhe deri më tani ka shënuar 133 gola në 161 paraqitje me gjermanët.

EMISIONET