Bayern e Dortmund përplasin "brirët" për yllin e Leipzig

Bayern e Dortmund përplasin "brirët" për yllin e

Pas duelit për titullin e Bundesligës, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund sfidojnë njëra-tjetër dhe në merkato.

Shkak është bërë sulmuesi i RB Leipzig, Timo Werner, i cili shihet si alternativë e domosdoshme për skuadrën e sezonit të ardhshëm. Por, mes "bigëve" të Gjermanisë është futur edhe skuadra angleze e Liverpool, por "Bild" zbulon se favorit për të firmosur me gjermanin mbetet Dortmundi, pasi në Bavari, Werner i trembet konkurencës së Robert Lewandowskit.

Deri në këtë pikë të sezonit, Werner ka shënuar 11 gola në 17 ndeshje. Gjermani ka një kontratë deri në vitin 2020 te Leipzig dhe refuzimi i kontratës së re, mund të shtyjë drejtuesit të dëgjojnë ofertat që vijnë në adresë të Werner.

EMISIONET