Basketbollisti "dhuron" spektakël, hidhet si portier për të ndaluar kundërshtarët (VIDEO)

Basketbollisti "dhuron" spektakël, hidhet si portier për

Sfida e Champions League në basketboll për meshkuj, mes AEK-ut të Athinës dhe Strasbourg u mbyll në fitoren e grekëve 78-69.

Po përveçse rezultatin, tifozët grek shijuan dhe një nga bllokimet më të bukura në historinë e basketbollit, ku protagonist ishte lojtari grek, Giannoulis Larentzakis.

Ai u hodh si një portier i vërtetë për të kapur një pasim të kundërshtarit, duke na kujtuar hedhjet e një portieri.

Për ta vlerësuar gjestin e tij teknik, portieri legjendar i Juventusit, Gianluigi Buffon shkroi në Instagram: “Kurrë nuk e kam parë një pritje të tillë”.

Menjëherë, basketbollisti iu përgjigj kapitenit të bardhezinjve: “Një nder i madh që të lavdërohem nga një idhulli im i fëmijërisë. Shpresoj që Juventusi dhe AEK-u të fitojnë Champions League”.

EMISIONET