Një familjen e "ndarë" është ribashkuar sërish pas 15 vitesh. Macja e zezë Winston u zhduk pasi pronarja, Jan, 56 vjeç, u transferua me bashkëshortin e saj të ri Peter Barnes, 65 vjeç, në vitin 2002.

Fillimisht, macja aventureske humbi për disa ditë dhe u rikthye por më vonë nuk erdhi më.

Peter dhe Jan kishin hequr dorë nga shpresa se nuk do ta shihnin kurrë macen e tyre, por mbetën të habitur kur një veteriner i lajmëroi ata para krishtlindjes se kishte gjetur macen.

Ai shkuan në Launceston, Cornwall, 35 milje larg nga shtëpia e familjes në gjirin e Carlyon.

Winston tani është kthyer në shtëpinë e familjes, por Peter tha se nuk e kishte idenë se ku kanë qenë gjatë gjithë këtyre viteve.

Macja u gjet në rrugë dhe u dërgua në një shtëpi të posaçme për kafshët. Pasi kreu ekzaminimet, veterineri kreu telefonatën që sipas familjarëve ishte e "çuditshme".

/Ora News.tv/