Bashkia Vlorë mbjell 50 mijë rrënjë ullinj në zonat informale

Bashkia Vlorë mbjell 50 mijë rrënjë ullinj në zonat

Rreth 50 mijë rrënjë ullinj po shpërndahen falas nga bashkia e Vlorës për banorët e zonave informale.  Nisma e vlerësuar nga Ministri i Turizmit e Mjedisit, Blendi Klosi synon të ndikojë në ekonomitë familjare të këtyre fëmijëve dhe njëherësh edhe në shtimin e pemëve në qarkun e njohur për kultivimin e agrumeve.

Kodrat e Vlorës do të mbushen me ullinj.

Banorëve që kanë ndërtuar në zonat informale, po u shpërndahen falas 50 mijë rrënjë ullinj.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i pranishëm në shpërndarjen e fidaneve të parë e vuri theksin tek përfitimet e shumëanshme nga nisma e bashkisë së Vlorës.

Bashkë me kryebashkiakun Lele dhe Prefektin e Qarkut, Flamur Mamaj, Klosi mori pjesë në mbjellën e 100 fidaneve të rinj zonën ku dikur grumbulloheshin inerte.

Ministri Klosi mori pjesë edhe në prezantimin e projektit të menaxhimit të mbetjeve në katër bashkitë e qarkut të VLorës.

EMISIONET