Bashkia Tiranë dhe AMF drekë festive në Qendrën Sociale

Bashkia Tiranë dhe AMF drekë festive në Qendrën Sociale

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, iu përgjigj thirrjes së bashkisë së Tiranës për të ndihmuar shtresat në nevojë. Në Qendrën Sociale në bulevardin "Zogu i Parë", personat që frekuentojnë këtë mjedis ishin pjesë e një dreke festive. I pranishëm, kryebashkiaku Erion Veliaj shfrytëzoi këtë takim për t'u bërë thirrje edhe institucioneve të tjera për të qenë sa më solidarë. 

 Për personat në nevojë që frekuentojnë Qendrën Sociale në Bulevardin "Zogu I", Bashkia e Tiranës dhe Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, organizuan një drekë festive. 

 Kryetari, Erion Veliaj, apeloi institucionet shtetërore që të bashkëpunojnë me bashkinë për të qenë sa më pranë shresave në nëvojë, sidomos në rast festash. 

Veliaj: U bëj thirrje të gjitha institucioneve që kanë mundësi, mund të jenë shtetërore, mund të jenë private, mund të jenë organizata joqeveritare, sikur secili të marrë përsipër një ngastër të vogël për të qenë solidarë, për të qenë bashkëpunues, për të ndihmuar dhe për të hequr një vakt, do të kemi një vit të ri që Tirana e ka të paprecedentë, plot solidaritet.

Veliaj pati një urim të veçantë edhe për punonjësit që shërbejnë në qendrat sociale të Bashkisë së Tiranës. 

Veliaj: Një urim e kam për të gjithë ata që shërbejnë në qendrat tona sociale dhe të gjithë punonjësit socialë, ata që merren me higjienën, me transportin, me logjistikën, tek terapistët. Një pjesë e madhe e punës në qendrat sociale është me fëmijët e rrugës, me raste shumë të vështira, me qytetarë që mund të jenë dhunuar, siç mund të jenë zonja, zonjusha nga familje, apo realitete shumë të vështira. Puna e një punonjësi social është puna më e vështirë në bashki.

Kryetari i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi, vlerësoi punën e bërë nga Bashkia e Tiranës në mbështetje të shtresave në nevojë dhe për moshën e tretë.

EMISIONET