Bashkia e Tiranës nis pastrimin e lumenjve

Bashkia e Tiranës nis pastrimin e lumenjve

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për pastrimin e tre lumenjve Lanën, Erzenin dhe Lumin e Tiranës.

Iniciativa është ndërmarrë për të parandaluar përmbytjen e Tiranës gjatë periudhës së shirave.

Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh në rrjetet sociale se puna ka nisur në në verë për të paraprirë dimirin: “Po pastrojmë gjithë shtratin e Lanës përpara shirave të vjeshtës. Si milingona, punë në verë para dimrit. Po pastrojmë gjithë shtratin e Lanës përpara shirave të vjeshtës! Është më e pastër se 3 vite më parë, por sërish duhet t’i trajtojmë me kujdes 3 lumenjtë e qytetit Lanën, Erzenin dhe Lumin e Tiranës."

EMISIONET