Bashkia e Tiranës, koncert dhe spektakël për Vitin e Ri, ja këngëtarët që marrin pjesë

Bashkia e Tiranës, koncert dhe spektakël për Vitin e Ri, ja

Këtë  vit nuk ke asnjë arsye që mbrëmjen e ndërrimit të viteve ta kalosh në  shtëpi. Këngëtarët më në zë të momentit, Elhaida Dani, Tiri & Band,  Kastro Zizo, Beatrix Ramosaj, Elgit Doda dhe Ronela Hajati premtojnë një  atmosferë festive për të gjithë qytetarët e Tiranës që duan që Vitin e  Ri ta presin në Sheshin Skënderbej. 

Ashtu  siç është bërë edhe traditë tashmë, Bashkia e Tiranës do të ofrojë një  sërë surprizash për qytetarët e vet që vitit e ri t’ia urojnë njeri  tjetrit në shesh. Një prej tyre është edhe Koncerti i Vitit të Ri, i  cili  do të nisë në orën 22 e 30 të datës 31 Dhjetor dhe në ritmet e hiteve  më të mijra ta kohës, qytetarët do kenë mundësi të kalojnë orët e fundit  të këtij viti dhe për të pritur ardhjen e vitit të ri. 

Natyrisht  që kësaj atmosfere nuk do ti mungojë as spektakli i fishekzjarrëve, si  dhe një sërë surprizash të tjera që mbeten për tu zbuluar.

EMISIONET