Admir Murataj zyrtarisht i vdekur, Krimet e Rënda pushojnë çështjen

Admir Murataj zyrtarisht i vdekur, Krimet e Rënda pushojnë

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur zyrtarisht të vdekur  Admir Muratajn, grabitësin i cili mbeti i vrarë më 9 prill, dhe ka pushuar gjykimin e nisur ndaj tij.  Prokurori i çështjes paraqiti provat që vërtetojnë zyrtarisht se personi i vrarë në 9 prill është Murataj.

Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë pas grabitjes së ndodhur në Rinas në datën 9 prill është shpallur zyrtarisht i vdekur nga gjykata, dhe ndaj tij nuk rëndon më asnjë akuzë.

Vendimi është marrë në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku Murataj do të gjykohej për grabitjen e ndodhur në rrugën që të çon për në aeroport  dy vjet më parë.

Murataj nuk u arrit të kapej dhe gjykata e pezulloi për një vit gjykimin për mungesën e tij, dhe sapo nisi procesi 47-vjeçari mbeti i  vrarë gjatë një tjetër grabitje në pisten e Rinasit.

Prokurori i çështjes Ened Nakuçi paraqiti si provë të vdjekjes së tij në gjykatë, çertifikatën e marrë nga Gjendja Civile e Tropojës që vërtetonte vdekjen e tij.

Sipas kësaj certifikate, vdekja kishte ardhur nga një plumb në kokë. Prokurori paraqiti edhe akteksperizën e shenjave të gishtave që  vertetonin që personi i vrarë në 9 prill ishte Admir Murataj si dhe aktekspertimin e kqyrjes së trupit.  

Murataj u vra një muaj më parë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë,  pas grabitjes së miliona eurove brenda aeroportit të Rinasit.

Murataj, ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të viteve 2015-2017.

Grupi i tij u dënua gjatë marsit me 107 vite burg, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj.

EMISIONET