Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj shihet rrallë në daljet publike pasi dëshiron të ruajë privatësinë e saj.

Kryebashkiaku i Tiranës, i ftuar në ‘Why Not’ nga Roza Lati ka treguar për projektet e saj, ndër të cilat flitet dhe një bashkëpunim me këngëtaren Miriam Cani.

Ajola, përveç se është juriste që është puna e saj profesionale, po merret shumë me dizajn, me art. Po punon me disa artistë dhe them që thellë-thellë dëshira e saj nuk është të merret me avokaturë, por me art e muzikë. Tani po bën edhe disa instalacione video dhe shoh që aty ka pasionin e vet. Ka punuar këto ditë, e shoh tërë kohën me Miriam Canin. E di që po bëjnë një video të bukur dhe është komplet e apasionuar. Gjatë ditës bën avokatinë dhe pasditeve fokusohet shumë te arti. Ajola është shumë garipe,” – u shpreh Erion Veliaj.

/oranews.tv/

/Ora News.tv/