“Bashkëshorti eksitohet vetëm kur të tjerë përfshihen në seks”

“Bashkëshorti eksitohet vetëm kur të tjerë

Problemet në çift nuk mbarojnë kurrë. Në letrën e sotme për Deidre, një grua është e shqetësuar për gjendjen e bashkëshortit të saj që nuk mund të eksitohet nëse nuk përfshihen të tjerë në marrëdhënie.

Letra: Burri im nuk bën më marrëdhënie seksuale me mua dhe insiston që duhet të njohim një çift tjetër. Jam e shqetësuar pasi mendoj se ai nuk eksitohet më nga unë. Jemi të dy 45 vjec dhe kemi një martesë të mirë. Jeta jonë seksuale ka qenë fantastike në të kaluarën, por vitet e fundit ka patur probleme me ereksionin.

Kur shkuam me pushime në Spanjë, ne takuam një çift në lokalin e hotelit. Ata ishin në të 30-at dhe kaluam shumë kohë së bashku. Ata jetonin vetëm gjysmë ore larg nesh prandaj vazhduam bisedat edhe kur u kthyem në shtëpi.

Një natë, biseda kaloi në terma seksuale. Ne ishim të gjithë bashkë dhe ishim takuar në shtëpitë e njëri-tjetrit, prandaj përfunduam duke bërë marrëdhënie të gjithë së bashku.

Çuditërisht, bashkëshorti ia doli që të ketë një ereksion sërish. Tani  shoh që ai nuk mund të bëjë asgjë kur jemi vetëm. Kam frikë se nuk jam më tërheqëse për të dhe pëlqen femrat e reja.

Aq shumë sa e shijova eksperiencën me të tjerë, dua të mos e përjetoj më. Ndjej se martesa jonë është bërë e varur nga të tjerët. Madje kam filluar të bëhem xheloze se çifti i ri është në formë të mirë.

Jam e tmerruar se ai po largohet nga trupi im. Mbrëmë donte të thërriste sërish çiftin tjerët por unë refuzova. Ai u zemërua dhe doli nga makina. Nëse pranoj, do mërzitem unë. Nëse nuk pranoj, do mërzitet ai kështu që nuk di çfarë të bëj.

Deidre: Jam e sigurt që një pjesë e madhe e mendimeve për bashkëshortin të thonë se ai mund të përjetojë sërish ereksion me ty. Ka shumë të  ngjarë që eksitimi ti vijë nga eksperienca me të tjerë se sa ndjenjat për femrën më të re. Por është normale që të ndihesh e frikësuar. Tregoji që nuk dëshiron më eksperienca të tilla pasi po ndikon në lidhjen tuaj.

Nëse e doni njëri-tjetrin, mund të gjeni mënyra për të futur objekte të tjera në marrëdhënien tuaj që të eksitoheni të dy.

EMISIONET