Partia Demroaktike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim si dy partitë kryesore në opozitë, ende nuk e kanë të qartë rrugëtimin e tyre politik. Kryetari i grupit Parlamentarë  i  Levizjes Socialiste për Inetegrim Petrit Vaslili, në një intervistë për Ora News, thotë se është ende herët, për të diskutuar për një platformë të përbashkët politike, duke theksuar se emergjente është dekriminalizmi i vendit dhe dhënia fund keq qeverisjes.

Vasili: Është ende herët për të folur për një çështje të tillë pasi përpara se të flasim për zgjedhjet e ardhshme duhet të flasim me ç'pushtet kriminal do të shkojmë në zgjedhje. Duhet ti japim një përgjigje shumë të fortë kësaj. 

Por aleati historik i Partisë Demroaktike, Kryerepublikani Fatmir Mediu, e vlerëson si të domosdoshëm bashkëpunimin PD-LSI në opozitë, por kur flitet për  shtrirjen e marrëdhënies edhe për në betejat elektorale, ai ngre disa pikëpyetje. E djathta sugjeron ai, përpara bashkimeve mekanike politike, qëllim duhet te ketë  bashkimin e faktorëve të saj.

Mediu: LSI ka një fokus të majtë programor, asgjë nuk është e përjashtuar por mendoj se në këtë rast më tepër duhet parë se kush është raporti ynë me qytetarët, si e kapitalizojmë të paktën marrëdhënien brenda së djathtës për të parë më pas për të kapërcyer gardhin në parti të tjera. 

Përsa i përket reformës zgjedhore, Kreu i Republikanve, kërkon që gjithçka të nisë nga sistemi, pasojë e të cilit thotë ai janë të gjitha problemet në zgjedhje.

Mediu: Po të jetë për PS kështu sic është sistemi ata janë të lumtur se do vazhdojnë me të njëjtin proces manipulimi, të njëjtin proces kontrolli, të involvimit të parave të pista etj., dhe ku shkojmë në fund fare?! Tek një diskutim teknik që nuk sjell asnjë zgjidhje. Pra kemi nevojë për një ndryshim thelbësor. 

Por Petrit Vasili, i LSI-së thotë se reforma duhet të fokusohet tek mekanizmat mbrojtës ndaj blerjes së votës me para të krimit.

Vasili: Thelbësore është të luftojmë fenomenin e shit-blerjes së votës me të gjitha mjetet dhe ndryshimet përkatëse. Të gjitha ndryshimet e tjera janë ma asnjë vlerë. 

/Ora News.tv/