Kryetari i Partisë Demokratike ka vijuar turin e takime në rrethe. Ndalesa e radhës ishte Vlora, ku për 60 minuta ka pasur një takim me strukturat e PD-së.

Në një prononcim për gazetarët pas takimit, Basha tha se refuzimin referendar të 30 qershorit do ta kthejnë në ndryshim për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Basha: Refuzimin e 30 qershorit do ta kthejmë në një energji për ndryshimin e pashmangshëm dhe të pandalshëm që po vjen për Vlorën dhe gjithë Shqipërinë. I shpreh mirënjohjen çdo vlonjati dhe vlonjateje që refuzoi në mënyrë ekzemplare farsën e 30 qershorit dhe i dha një mesazh të fuqishëm regjimit të hajdutërisë dhe krimit me 30 qershor. PD dhe opozita e shikon 30 qershorin dhe refuzimin referendar të farsës së Edi Ramës jo si triumf, por si përgjegjësi për ta kthyer në një ndryshim për të gjithë shtresat e shoqërisë që do të kenë nga PD një plan të qartë për daljen nga kriza.

Takimet vinë në kuadër të mobilizimit për aksionin opozitar.Me 8 korrik, opozita zhvilloi protestën e parë pas zgjedhjeve të 30 qershorit.


/Ora News.tv/