Basha: Xhafajt, 200 mijë euro "Babales" për të përgënjeshtruar dëshminë

Basha: Xhafajt, 200 mijë euro "Babales" për të

Në një dalje të posaçme për mediat nga selia blu, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se i kanë ofruar Albert Veliut i njohur si (bashkëpunëtori X) shumën e 200 mijë eurove në këmbim të përgenjështrimit të audio-përgjimit.

Basha tha se ofertën Veliut ja kanë bërë tek një i afërm përmes figurave të krimit nga zona e Vlorës dhe Fushë Krujës.

Basha: Jam sonte në këtë orë të vonë të mbrëmjes para jush për të denoncuar thellimin e skandalit dhe  skenarit kriminal të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt të cilët po përdorin shtetin e kapur dhe kanë hedhur në veprim strukturat e  krimit të organizuar nën urdhrat e tyre për të të kërcënuar dhe për ti bërë presion dëshmitarit x, shtetasit Albert Veliu dhe familjarëve të tij.

Sot të dërguarit e Fatmir dhe Agron Xhafajt, njerëz të skeduar për vrasje të tipit mafioz nga zona e Vlorës dhe e Fushë Krujës i kanë ofruar një të afërmi të dëshmitarit x, Albert Veliu 200 mijë euro nga paratë e pista që familja mafioze Xhafaj përfiton nga trafiku i drogës dhe veprimtari të tjera kriminale, që ai të përgënjeshtrojë deklarimet e bëra publike.

Çdo përpjekje e Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës për të kërcënuar, intimiduar apo për të blerë dëshmitarin x, thjesht i zhyt edhe më thellë Fatmir Xhafajn dhe Edi Ramën në skandalin ku janë përfshirë kokë e këmbë.

Plani për blerjen, kërcenimet ndaj dëshmitarit, intimidimi dhe sulmet ndaj gazetarit Jetmir Olldashi nxjerrin zbuluar frikën dhe përfshirjen e Fatmir Xhafajt dhe Edi Ramës në këtë veprimtari kriminale për të mbuluar narkoaferën e Agron Xhafajt.

Basha i bëri thirrje Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm që ti japin fund presionit mafioz dhe kërcënimeve për dëshmitarin Veliu dhe gazetarin investigativ Jetmir Olldashi.

Basha: Duke dënuar ashpërsisht këto akte kriminale, dua ti përsëris sot Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës paralajmërimin e prerë se për çdo hap që hedhin për të vënë nën presion Albert Veliun, dëshmitarin e familjes mafioze Xhafaj, si dhe gazetarin investigativ Jetmir Olldashi, përgjegjës do të jenë ata dhe do të marrin përgjigjen më të ashpër nga opozita dhe populli! I paralajmëroj sot Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn para gjithë shqiptarëve dhe para gjithë botës: ndal presionit mafioz ndaj dëshmitarit Veliu dhe gazetarit Olldashi!

Kryetari i Partisë Demokratike u bëri thirrje mbështetësve të protestojnë me 26 maj për të kërkuar largimin e Xhafaj dhe për të shkëputur lidhjet e krimit me qeverinë.

Basha: Ju ftoj të gjithëve të bashkohemi në protestën kombëtare të 26 majit për një Shqipëri të çliruar nga qeveria e lidhur me krimin. Për një Shqipëri të çliruar nga qeveria anti popullore e Edi Ramës që ka tradhtuar interesat e qytetarëve duke bashkëpunuar haptas me krimin për pushtetin dhe pasurinë e tij. Për një Shqipëri të çliruar nga qeveria anti-europiane që me rekordet e saj të bashkëpunimit me krimin dhe korrupsionin është kthyer në  pengesën për ëndrrën e të gjithë shqiptarëve për Shqipërinë si gjithë Europa.


EMISIONET