Basha tregon se çfarë do të ndodhë më 1 korrik

Basha tregon se çfarë do të ndodhë më 1 korrik

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një lidhje telefonike për emisionin "Tempora" të Sonila Meços, në RTV Ora, deklaroi se nesër do të ketë një takim me përfaqësues të OSBE/ODIHR. Basha tregoi dhe se çfarë do të ndodhë më 1 korrik. 

Sonila Meço: Çfarë ndodh më 1 korrik? Çfarë dini ju që nuk dimë?

Lulzim Basha: 30 qershori është varreza politike e Edi Ramës. 1 Korriku është një ditë pas rënies së regjimit autokratiko kriminal.

Sonila Meço :Ka qarkulluar një qarkore sipas së cilës është një plan pune i hartuar. Ju nuk keni asnjë plan për të bllokuar procesin e votimeve.

Lulzim Basha:  Plani ynë është i thjeshtë dhe i qartë.  Të jemi në krah të qytetarëve në mbrojtje të Kushtetutës. Me Kushtetutë më 30 qershor nuk ka zgjedhje në Shqipëri,  dhe çdo përpjekje kriminale për të ushtruar presion do të përbëjë shkak për ndjekje penale të çdokujt nga Edi Rama tek policët e thjeshtë apo mësuesit e thjeshtë. Këto janë orët e fundit e një regjimi autokratiko kriminal.

Sonila Meço: Si bie një regjim? Ne po shkojmë në zgjedhje të monitoruara nga OSBE/ ODIHR?

Lulzim Basha:  Kjo sdo të thotë asgjë. Edhe unë kam nesër takim me ODIHR. ODIHR ka kërkuar takim. Ka dalë me një raport të ndërmjetëm ku thotë se nuk ka kuadër ligjor për votime me një kandidat. Mendoj se është sinjal i qartë paraprak.

Sonila Meco: Zoti Veliaj deklaroi se qëndrimi më dinjitoz i Metës do të ishte dorëheqja e tij?

Lulzim Basha: Uria hipi nuk meriton të komentohet por të tallet e të përbuzet, ndërsa me drejtësinë e pavarur ka çështje të mëdha të cilat një ditë do i japë përgjigje.


EMISIONET