Basha, takim nën shi me mallakastriotët: Ogur i mirë

Basha, takim nën shi me mallakastriotët: Ogur i mirë

Moti nuk e favorizoi takimin e kreut të demokratëve Lulzim Basha me mallakastriotët. Por Basha u shfaq i pashqetësuar në podium.

Basha: Shiu që bie si një ogur i mirë i një të nesërme pjellore jo vetëm për fermerët por të gjithë shqiptarët e ndershëm për punë, mirëqënie, pasurim dhe liri për të gjithë.

Duke ju referuar të pranishmëve në shesh, lideri i opozitës tha se tashmë nuk bëhet më fjalë për ngjyra partie.

Basha: Në këtë shesh ka dhe vëllezër dhe motra socialistë që nuk kanë asgjë të përbashkët me tradhtinë e rilindjes, braktisjen nga Edi Rama të shqiptarëve, korrupsionin dhe krimin.

Përballë njëra-tjetrës nuk ndodhen Shqipëria blu dhe Shqipëria e kuqe. Janë bashkuar dhe socialistët që duan ta shpëtojnë partinë e  tyre nga kthetrat e krimit. Është shumica  e vjedhur përballë një pakice që është pasuruar mbi djerësën dhe gjakun e shqiptarëve.

Sot në Ditën e Europës është ora dhe vendi ta themi qartë se këto dy Shqipëri nuk rrinë dot bashkë.Njëra duhet të largohet dhe tjetra të qëndrojë.

Gjatë takimit mbi kokat e të pranishmëve fluturoi edhe një dron i lëshuar nga të rinjtë demokratë të këtij qyteti me mesazhin: Mallakastra e ka bërë zgjedhjen e saj, Shqipëria si gjithë Europa!.





EMISIONET