Basha: Skenari i 2017-s nuk do të përsëritet më!

Basha: Skenari i 2017-s nuk do të përsëritet më!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se marrëveshja me kryeministrin Rama në vitin 2017, nuk funksionoi.

Basha: Akti i djegies së mandateve do të thotë që ne përfundimisht e kemi braktisur regjimin e Ramës. Dhe siç e the edhe vetë, ky akt përjashton çdo përsëritje të skenarit të vitit 2017, ku ne zgjodhëm të shmangnim përplasjen civile mes shqiptarëve dhe të jepnin një shans tjetër mudnësisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. 

Sot pothuajse dy vjet pas asaj marrëveshje është e qartë që ne kishim të drejtë, marrëveshja nuk funksionoi, përgjimet tregojnë qartë se Edi Rama e përdori marrëveshjen si një mbulesë poshtë së cilës ai me Avdylajt, me Shullazët dhe me Bajrat dhe me gjithë grupet e tjera të krimit të organizuar vodhën votën e qytetarëve, solli një parlament të diktuar nga vota e krimit dhe me këtë parlament ditë për ditë, me këtë parlament dhe me këtë qeveri marrin vendime kundër interesave të shqiptarëve. Çfarë po kërkojmë ne?! 

Ne po kërkojmë të rikthejmë Shqipërinë tek vlerat europiane, të kthejmë Shqipërinë tek shpresa. Si bëhet kjo?! Në radhë të parë duke rikthyer demokracinë, zgjedhje të lira dh etë ndershme. Kush mund ta bëjë këtë?! Vetëm qytetarët. Kërkesa jonë është fare e thjeshtë: Të kthejmë legjitimitetin politik, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Dhe hapi që kemi hedhur përjashton çdo mundësi për një përsëritje të 2017-ës. Këto janë vendime.


EMISIONET