Kryetari i PD-së thotë se "shteti privat" i Edi Ramës vendosi të fabrikojë prova e dëshmitarë për të shpëtuar kriminelët.

"Shteti privat i Edi Ramës vendosi që të fabrikojë dëshmitarë për të sulmuar dhe përndjekur gazetarët dhe denoncuesit, opozitarët me  një qëllim të shpëtojë trafikantin e dënuar Agron Xhafaj dhe mbrojtësin e tij, Fatmir Xhafaj"

u shpreh Basha, sot, një ditë pasi PD publikoi një tjetër video ku pretendohet se Drejtori i Policisë, Ardi Veliu ka ushtruar presion ndaj Fredi Alizotit.

Kreu i PD-se foli për një komplot institucional mes kryeministrit, kryeprokurores dhe ministrit të Brendshëm për të manipuluar të vërtetën. 

Lulzim Basha: "Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Taulant Balla, Arta Marku dhe Ardi Veliu e të gjithë shërbëtorët e tyre të vegjël a të mëdhenj pjesë e manipulimit për të mbrojtur krimin do dalin para drejtësisë"

Basha tha se vendi është në një diktaturë mafioze. "Shteti sulmon gazetarët, denoncuesit, policët e  ndershëm, kundërshtarët politikë për të mbrojtur kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin. Jemi në kushtet e një diktature mafioze. "Kanë komplotuar për të mbrojtur një trafikant droge si Agron Xhafaj" tha Basha ndërsa e mbylli fjalën në daljen e tij publike duke deklaruar: "Rruga e pandëshkueshmërisë do të marrë fund bashkë me pushtetin e tyre".

Aktualisht Alizoti ndodhet në masë sigurie 'arrest me burg" per akuzën e kallëzimit të rremë për çështjen "Babalja".

/Ora News.tv/