Basha replikon me Mustafajn për PD dhe ëndrrën e Azemit

Basha replikon me Mustafajn për PD dhe ëndrrën e  Azemit

Pas simpoziumit dhe ekspozites “Endrra e Azemit: Shqiperia si Europa" demokratët, presidenti Meta, përfaqësues të trupave diplomatike të akredituar në Tiranë familjarë dhe miq bënë homazhe pranë memorialit të Azemit. 

"Pushteti i lidhur me krimin është pengesa për ëndrrën e Azemit Shqipëria  si gjithë Europa" tha kryetari i PD-së Lulzim Basha duke i kthyer në mënyrë indirekte përgjigje Besnik Mustafajt i cili para tij lexoi letrën imagjinare që do i kishte shkruar Azemit
Ndër të tjera Mustafaj shkruante
" PD nuk është aty ku historia e kërkon dhe ku do e donte Azemi për ti dhënë zë politik kësaj pakënaqësie popullore duke mishëruar atë që është jetike sot, shpresën e njerëzve dhe për ti udhëhequr këta njerëz drejt përmbushjes së ëndrres tënde, për ta bërë Shqipërinë si të gjithë Europa."  Lexoni letren e plote

Më tej Basha tha se "duhet të zotohemi që do të pastrojmë politikën nga krimi."

EMISIONET