Basha reagon për ndëshkimin e 10 prokurorëve: Po mbyllet dosja "Tahiri"

Basha reagon për ndëshkimin e 10 prokurorëve: Po mbyllet dosja

Nga konferenca ballkanike që organizoi Lidhja Demokrate e Gruas, bashkëpunimi me Forumin e Gruas së PPE që po zhvillohet në Tiranë, Lulzim Basha komentoi situatën e krijuar në organin e akuzës, ndërsa akuzoi akuzoi Arta Markun se po lë pa prokuror çështjen "Tahiri" dhe "Shullazi". Ndërsa theksoi se po përgatitet lirimi i këtij të fundit.

Basha: Lidhja e politikës me krimin është pengesa kryesore për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Provat e mbrëmshme janë tronditëse, prokurorja e kapur politike, shërbëtorja e Edi Ramës me një të rënë të lapsit ka lënë pa prokuror çështjen e Saimir Tahirit dhe çështjen e Emiljano Shullazit.

Siç kemi paralajmëruar, roli i saj është të shkatërrojë hetimet kryesore të politikanëve të lidhur me krimin dhe të banditëve të lidhur me politikën. Prokuroria sot është në mbrojtje të Saimir Tahirit, Fatmir Xhafaj, Jurgis Çyrbjes, është bërë gati lirimi i Shullazit, mikut të Tahirit dhe mikut të mikut të Ramës. 

Është liruar Ermal Hoxha, i dënuar në rastin e fabrikës së kokainës së Xibrakës për sjellje të mirë sepse nuk nxori emrin e Olsi Ramës, vëllait të Kryeministrit, si një nga personat e përfshirë në fabrikën e kokainës në Xibrakë.

Krimi ka marrë kontrollin e qyteteve sepse ka bekimin e Ministrit të Brendshëm. Paratë publike përfundojnë në kontot bankare të politikanëve të korruptuar dhe kriminelëve të lidhur me ta përmes tenderave dhe PPP që në shumicën e rasteve përfundojnë në duart e personave me precedent të tmerrshëm kriminal.

Njerëz të dënuar në Itali, Greqi, SHBA, Holandë, Gjermani për trafik droge në kundërshtim me ligjet e vendit fitojnë qindra miliona euro tendera nga qeveria e Edi Ramës.

Basha ka denoncuar edhe sot miratimin nga Kuvendi të dy ligjeve, atë për lojrat e fatit dhe ndërtimin e teatrit të ri kombëtar. Sipas kreut demokrat këto dy ligje legjitimojnë pastrimin e parave të krimit përmes lojërave të fatit dhe sektorit të krimit. Në këtë pikë ai kishte një thirrje për zyrtartët e BE.

Basha: Atëherë le tu bëjmë thirrje atyre që flasin në emër të Europës mos të na gënjejnë më, mos të flasin me patate në gojë, por ta thonë qartë: Europa nuk i toleron politikanët e lidhur me krimin dhe vendet, që qeverisen nga politikanë të lidhur me krimin, nuk kanë për të ecur përpara. 

Basha ka denoncuar edhe sot miratimin nga Kuvendi të dy ligjeve, atë për lojrat e fatit dhe ndërtimin e teatrit të ri kombëtar. Sipas kreut demokrat këto dy ligje legjitimojnë pastrimin e parave të krimit përmes lojërave të fatit dhe sektorit të krimit. Në këtë pikë ai kishte një thirrje për zyrtartët e BE.

Ndërkohë presidentja e grave të PPE, Doris Pack e vëmendshme ndaj zhvillime në vendin tonë dha këtë deklaratë.

Doris Pack: Kryeprokurorja e Përkohshme po i nxjerr jashtë loje prokurorët që duhet të përballen me kriminelë të rrezikshëm dhe i dërgon ata në detyra të tjera. Ky është një simbol që tregon për veprime për të mos respektuar drejtësinë dhe për ti shpëtuar daljes përpara gjykatës dhe sigurisht është dicika që nuk mund të pranohet.

Ndërsa sekretari për marrëdhëniet me jashtë në PPE, foli për dekriminalizimin e politikës, duke theksuar se ky proces është kyç për Shqipërinë dhe ligjet e miratuara duhen zbatuar.


EMISIONET