Kryetari i PD-së prezantoi alternativën e opozitës për bujqësinë para banorëve të Maliqit. 

Lulzim Basha u shpreh se politika e PD-së do të jetë e fokusuar tek subvencionet direkte, investimet në infrastrukturë dhe mbrojtja prodhimit vendas me tarifat doganore.

Por që këto të bëhen ralitet, ai kërkon mbështetjen e banorëve të Maliqit për të ardhur në pushtet.

Basha: Në rastin e bujqësisë nuk ka nevojë të shpikim rrotën. Politikat për të mbështetur bujqësinë funksionojnë njësoj, si në Europë, edhe të fqinjët tanë, Maqedonia dhe Kosova. Buxheti ynë për subvencionet vitin e parë do të jetë 150 milion euro dhe do të vazhdojë duke u rritur sipas projeksionit tonë, siç do të vazhdojë të rritet edhe prodhimi i bujqësisë shqiptare.

Kreu i PD-së vijoi akuzat ndaj mazhorancës për keqpërdorim të buxhetit të shtetit me anë të oligarkëve dhe koncensioneve.

Basha: 100 milion euro do të harxhojë vitin e ardhshëm, po e lamë, vetëm për 10 oligarkë Edi Rama. Vetëm për tre inceneratorët, që janë makina të prodhimit të parave, Arben Ahmetaj do të marrë 22 milion euro për veten e tij, t’i fusë në xhepat e tij. Ne do t’i japim fund koncensioneve korruptive që na e kanë çuar kilometrin e rrugëve në 25 milionë euro.

Në fund të fjalës së tij, Basha premtoi që me të ardhur në pushtet do të rrisë edhe pensionet minimale nga 20 deri në 25 mijë lekë deri në fund të mandatit.

/Ora News.tv/