Opozita "parlament" në Shkodër, mbërrin Basha

Opozita nuk do të marrë pjesë në fillimin e sesionit të ri parlamentar. Ky është vendimi që është marrë nga mbledhja e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha me aleatët e tij.

Mësohet se ata do të udhëtojnë drejt Shkodrës ku në 3 muajt e fundit janë shënuar 6 vrasje mafioze

Burimet nga PD i thanë Ora News: "Opozita parlamentare nis sesionin me takim të jashtëzakonshëm në Shkodër në orën 17:00. Mbledhja është mesazh qëndrese kundër krimit me mbështetje qeveritare. Në 3 muajt e fundit kanë ndodhur 6 vrasje mafioze dhe janë zhdukur 2 persona dhe për këto krime nuk ka asnjë autor, sepse banda e Bajreve ka lidhje me Edi Ramën.  Çlirimi i qeverisjes nga krimi  mbetet prioriteti absolut i opozitës në sesionin e ri parlamentar

Ora 16:30 Kreu i PD, Lulzim Basha mbërrin në Shkodër

Ora 12:20 Basha porosit deputetët: Fokusi i aksionit, çmontimi i lidhjeve të krimit të qeverisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi paraditen e sotme një mbledhje për më shumë se një orë me grupin parlamentar.

Mbledhja e grupit do të rikthehet në orën 15 për të diskutuar më gjerësisht dhe vendosur mbi sjelljen që do të mbahet në seancën e sotme plenare në hapje të sesionit të ri parlamentar.

Në mbledhjen e paradites, kreu demokrat Lulzim Bashas ka bërë një përmbledhje të gjithë situatës politike duke theksuar se çmontimi i lidhjeve të krimit që sipas tij ka qeveria dhe zyrtarë të lartë do të jetë fokusi i opozitës.

Basha u ka kërkuar deputetëve që kjo vëmendje të mos shfokusohet nga asnjë zhvillim tjetër.

Basha ka thënë gjithashtu se në fokus të opozitës do të jetë denoncimi i rasteve korruptive dhe inisiativa ligjore. Një prej tyre është amendimi i ligjit anti-mafia.

Në orën 13, Basha ka thirrur një mbledhje me aletatët kryesorë edhe pse disa prej tyre si Ndoka dhe Mediu ishin dhe gjatë mbledhjes së grupit parlamentar.

Përfaqësues të PD gjithashtu do të jenë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve në orën 12:00. PD do të mbajë një qëndrim të ashpër, duke i kërkuar mazhoranës të tërhiqet nga ligji për Teatrin e ri Kombëtar.

EMISIONET