Lulzim Basha deklaron se Partia Demokratike do të vijë në pushtet me votën e qytetarëve shqiptarë.

Por i pyetur nëse do të hyjë në zgjedhje me Ramën Kryeministër, Basha tha “jo, absolutisht jo”.

Ai tha se opozita po përgatitet edhe për zgjedhje lokale, edhe për zgjedhje të përgjithshme, por nuk dha detaje se si do të mundësohen ato pa Ramën Kryeministër.

Deklaratat i bëri në studion e emisionit "Opinion".

Basha: Nuk ka për të pasur asnjë marrëveshje me Edi Ramën. Qëllimi apo objektivi im si kryetar i Opozitës, i Partisë Demokratike dhe i aleatëve tanë është jo thjeshtë largimi i  tij si kryeministër, por largimi i tij nga politika dhe dërgimi i tij para drejtësisë.

Partia Demokratike dhe aleatët po përgatiten për zgjedhje, për zgjedhjet lokale, por po përgatiten për zgjedhje të përgjithëshme. Qëllimi ynë është që me shumicën e shqiptarëve që nuk e pranojnë dhe nuk e durojnë më këtë gjëndje, ti imponojmë një zgjidhje politike vendit. Një zgjidhje që duhet të kalojë apo të tejkalojë gjendjen e grushtit të shtetit ku ndodhemi.

Bejtja: Me Edi Ramën kryeministër?

Basha: Jo,jo. Pa Edi Ramën.

Basha u pyet sërish nga gazetari Blendi Fevziu nëse do të hyjë në zgjedhje me Ramën kryeminister nëse gjendja do të jetë e njëjtë si sot?

Ai është shprehur se: “Sot po më pyet dhe po të them që ne po përgatitemi për të fituar zgjedhjet lokale”.

/Ora News.tv/