Basha përshëndet votimin e ligjit për krijimin e ushtrisë së Kosovës

Basha përshëndet votimin e ligjit për krijimin e ushtrisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përshëndetur votimin e ligjit nga Kuvendi i Kosovës për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Basha: Përshëndes votimin e ligjit që i hap rrugën krijimit të ushtrisë së Kosovës. Kosova me ushtrinë e vet, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët euro-atlantikë dhe me aspiratën e antarësimit në NATO, do të jetë një kontribut i shtuar për paqen dhe sigurinë në Ballkan.

Deputetët e Kosovës votuan sot me 98 vota pro shqyrtimin e parë Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Gjithashtu u miratua me 101 vota ligji për krijmin e Ministrisë së Mbrojtjes duke i hapur dritë jeshile krijimit të Ushtrisë.

Ndërsa në vazhdim do të diskutohet Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Deputetët e Listës Serbe kundërshtuan miratimin e projekt ligjit dhe kanë bojkotuar seancën, raportojnë mediat kosovare.

Sipas tyre ligjet janë në kundërshtim me Rezolutën 1244 dhe NATO-n, njëkohësisht edhe me Kushtetutën e Kosovës.

EMISIONET