Basha nuk tërhiqet: Largimi i Ramës i hap rrugë zgjidhjes politike dhe integrimit në BE

Basha nuk tërhiqet: Largimi i Ramës i hap rrugë zgjidhjes

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Fieri ku është duke zhvilluar një takim me qytetarët fierakë komentoi vendimin e Komisionit Europian, për dhënien e rekomandimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Basha u shpreh se largimi i Ramës do t’i hapte rrugë çeljes së negociatave dhe zgjidhjes së krizës politike.

Basha: Largimi i tij i hap rrugë zgjidhjes politike një qeverie të integrimit europian që do mundësojë zbatimin e kushteve që Edi Rama nuk i zbaton sepse janë në konflikt interesi me to. Zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk ka vend që i hapen negociatat me BE pa zgjedhje të lira. Largimi i Edi Ramës, qeveri tranzitore zgjedhje të lira dhe të ndershme janë rruga jonë drejt BE. Asnjë kompromis dhe asnjë pazar me të keqen.

Më tej kryedemokrati tha se PD synon ti japë fund tranziocionit, ndërsa theksoi se uron që Shqipërisë t’i happen negociatat sepse do rriste llogaridhënien e çdo qeverie.

Basha: Ne synojmë ti japim fund tranzicionit dhe ti hapim rrugën Shqipërisë Europiane. Sot KE rekomandoi hapjen e negociatave. Ne kemi luftuar çdo ditë sepse kjo do i rriste kontrollin e një qeverie, aq më shumë të një bande që i thotë vetes qeveri dhe nuk ka të bëjë fare qeverinë. Ne urojmë që Shqipërisë ti hapen sa më parë negociatat, por ka tre vite që kjo është refuzuar. Vendet anëtare në BE kanë raportet individuale për zhvillimet në Shqipëri. Kanë raportet e tyre sekrete për gjendjen e kriminalitetit, korrupsionit. 

Sot Rama duhet t'i kishte kërkuar ndjesë shqiptarëve për gënjeshtrën e një viti më parë. Një vit më parë hapi shampanjën për të festuar hapjen e negociatave. Cdo shqiptar paguan për shampanjën e Edi Ramës, për qindra dhe mijëra euro që hidhen në orgjira qeveritare për të festuar gënjeshra dhe mashtrime. 

Sot pas një viti negociatat nuk janë hapur. 5 kushtet nuk janë plotësuar, më shumë kushtet janë shtuar nga vendet anëtare që kanë parë afera të trmerrshme. 

Partnerët tanë ndërkombëtarë ja kanë bërë të qartë atij, siç kanë informuar edhe kryetarin e opozitës, se në gjendjen aktuale të vendit Këshilli i Europës do të votojë për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë. Ky është një lajm ndëshkimi për çdo shqiptar. Edi Rama po bën gjithçka për ta shtyrë momentin që vendi të futet në Europë.

"Largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm",- tha Basha duke ftuar demokratët të bashkohen në protestën e së dielës ora 19:00.

"Asnjë hap për lëvizjen tonë për liri demokraci. Ta sjellim të shumëfishuar në Tiranë të dielën ora 19:00”.


EMISIONET