Basha pas protestës: Do i propozoj grupit parlamentar djegien e mandateve

Basha pas protestës: Do i propozoj grupit parlamentar djegien e mandateve

PD ka vendosur të hedhë një hap ekstrem drejt ciklimit të një krize të thellë institucionale, djegien e mandateve.

Në një deklaratë për mediat, Lulzim Basha tha se i ka propozuar grupit parlamentar heqjen dorë nga mandatet, në kushtet ku sipas tij Parlamenti është në dorë të krimit.

Basha: Kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve më të larta vendimarrëse të PD djegien e mandateve parlamentare, në mbështetje të qëllimit dhe aspiratës që ju dje dëshmuat se është mbarëkombëtare, europiane dhe e pandalshme:  Mbrojtjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Shqipërinë si gjithë Europa! Qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Parlament të popullit dhe jo të krimit. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Basha tha se e ka lexuar drejt mesazhin që doli nga protesta e qytetarëve se kështu nuk mund të vazhdohet.

Basha: Koha e fjalëve ka mbaruar. Ne nuk do të vazhdojnë të jemi më fasadë e një Parlamenti të dalë nga zgjedhje që i ka diktuar krimi i organizuar.  Mbështetja juaj, e dëshmuar dje, mori përmasat e një referendumi për zgjidhjen politike, të ofruar nga opozita.

Para se të artikulonte djegien e mandateve, Lulzim Basha u takua me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, e cila interesit të mediave iu përgjigj me një përgjigj të shkurtër në rrjetet sociale, ku la të kuptohet për një vendim të përbashkët.

Kryemadhi: "Beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma!"

 Lexo edhe: Protesta 5 orë para kryeministrisë, gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve  


EMISIONET