Basha para protestuesve: Sot dita vendimtare për liri a vdekje!

Basha para protestuesve: Sot dita vendimtare për liri a vdekje!

Kryetari i Partisë Demokratike, Luzlim Basha nga sheshi para Kryeministrisë i adresoi një mesazh kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se ora e lojës me popullin ka marrë fund.

Basha: Ju uroj nga zemra mirëse keni ardhur në Kuvendin e Sovranit. Me një kushtrim jemi mblehdur sot, me një qëllim për të mos pranuar më kurrë Shqipërinë e krimit, korrupsionit, hajdutërisë, dyvakut aziatik të Edi Ramës, por të Shqipërisë si e gjithë Europa.

Ka 30 vite që shqiptarët bëjnë sakrifica të përditëshme që ju të gjithë e dini se si në këto 30 vite e vetmja mënyrë për të rilindur ishte përmes largimit. Ne e futëm Shqipërinë në NATO. Ne hoqëm vizat dhe kthyem dinjitetin qytetarëve shqiptarëve. Ne jemi sot përsëri në një udhëkryq të tmerrshëm produkt i lidhjes së krimit me qeverinë.

Ne jemi këtu për ti dhënë një mesazh të qartë e të prerë Ramws nuk të lëmë më të bllokosh rrugën tonë drejt Europës. "Rama ik"

6 vite e gjysmë të sundimit kriminal të Ramës dhe Organizuatës së tij e kanë lënë Shqipërinë jashtë Euorpës. Vendi i vetëm në botë pa Gjykatë Kushtetuese.

Ora e lojës me popullin dhe fatin e tij ka marrë fund.

Më tej Kryedemokrati i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos cënojnë efektivët e policisë, sepse sipas tij ata janë po aq të cënuar nga krimi.  

Basha: Bashkimi i Edi Ramës me krimin ka qëllim të dhunojë shqiptarët, të dhunojë zgjedhjet. Shumë duhet të jenë në burg, por janë sot të pandëshkueshëm.

Zgjedhje me krimin nuk do të ketë më. Sot do të bëhet e parë norma e parë e Shqipërisë Europiane. ne do të dëgjomë misionin tonë. E duam Shëipërinë si gjithë Europa. 

Sot na nderojnë në këtë protestë studentët e PPE, përfaqësues të partive simotra nga të gjitha vendet e Europës. 

Mos provokoni. Ndalni dhunën ndaj invalidit. Nuk vjen e keqja nga invalidi, vjen nga Rama i lidhur e krimin. 

Efektivët e policisë janë vëllezëri tanë ata janë po kaq të kërcënuar nga krimi sepse krimi është komandanti i vërtetë i Policisë së Shtetit. 

Mos cënoni efektivët e policisë. Beteja jonë është me krimin, me qeverinë e lidhur me krimin.

Ndërsa ka marrë sërish fjalën, Basha është shprehur se beteja e opozitës është betejë për jetë a vdekje. Kryedemokrati theksoi se nuk do të ketë asnjë hap pas nga ana e opozitës, por ti dhënë zgjidhje situatës politike.  

Basha: Jemi këtu për ti dhënë një mesazh kryehajdutit. Misionin tonë nuk ka focë që ta ndalë. Këtë betejë nuk e pëjmë për pushtet, parti, karrige, mandate. Mandatet tona ishin të vetmet mandate të pastra. Zgjehdje, drejtësi, ekonomi, shëndetësi, arsim fllso nuk do të ketë. Jini krenar për këtë që keni arritur. Bashkimi më i madh i shqiptarëve. Në vetëm 12 javë është zgjuar shpresa. Është rikthyer besimi se ky vend mund të bëhet dhe do të bëhet. 

Jemi këtu jo për një betejë pushteti, por për një transformim të thellë politik, kushtetues, zgjehdor të standardeve të Europës, Amerikës. Ku kurrë më krimi të mos diktojë zgjedhjet. Rama ik. 

Dy Shqipëritë janë përballë njera-tjetrës, por kurrë nuk kanë qenë kaq të tkurrura, të vogla. Ju jeni Shqipëria e shpresës. Ndaj në këtë betejë nuk ndahemi, por bashkohemi të djathtë e të majtë. Jemi të vendosur që misionin tonë për Shqipërinë Europiane ta bëjmë realitet. Asnjë hap pas nuk do të ketë në betejën tonë. Ky grusht kriminelësh nuk do të ketë shans ti verë këmbën në fut shqiptarëve sepse ata tani kanë kurajo, mencuri, vendosmëri, të luftojnë sëbashku për Shqipërinë. 

Rruga e zgjidhes politike e parashtruar me përgjegjësi nga opozita, mazhoranca e re në vend është rruga që duhet dhe do të bashkojë cdo faktor të përgjegjshëm në politikë. Qeveri tranzitore sic është e shkruar në kushtetutë ashtu do të jetë. Kjo nuk është lojë. Ky nuk ëhstë vetëm një rast tjetë rpër të treguar forcat,m por është beteja për jetë a vdekje.

Në fund të fjalimit të tij krydemokrati i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve krah për krah të japin mesazhin liri a vdekje, demokraci a vdekje.

Basha: Minuta, orë, ditë dhe javët e ardhëshme janë decizive. Askush këtu që i ka sytë tek ky bashkim i shqiptarëve nuk duhet të ketë dyshim se cila është vija jonë e Kuqe. E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Dhe Europës ne i sjellim një vlerë unike, vlerëns e bashkimit në shpirt dhe në  zemra. Ju uroj nga zemra agjërim të lehtë dhe të pranuar të gjithë juve që agjëroni.

Ky është bashkimi më i madh që ka parë ky shesh në muzg apo agim, Ky është muzgu i Tiranisë. Ju jeni aksionerët e Shqipërisë si gjithë eropa. Zotohem para jush sot, se cdo ndryshim kushtetues, politik, zgjedhor, do të bëhet realitet vetëm kur ta fotoni ju me një referendum kombëtar dhe popullor. Rama ik.

Zot në shtëpitë tuaja do jeni ju, në instiutucione do jenë ata që do zgjidhni ju. Do ti votoni ju dhe do ti shkarkoni ju. Kjo është Europa. Të gjithë bashkë jepini dorën njeri tjetrit dhe të japim këtë mesazh liri a vdekje, demokraci a vdekje.


EMISIONET