Basha: Në Serbi dhe Maqedoni veprojnë kompani të mëdha botërore, po këtu?

Basha: Në Serbi dhe Maqedoni veprojnë kompani të mëdha

Shefi i opozitës, Lulzim Basha, ngriti shqetësimin e izolimit të vendit përballë tregjeve botërore dhe rajonale.

Në një bashkëbisedim me të rinjtë në selinë blu, në përkujtim të eksodit të 2 korrikut 1990, Basha tha se izolimi vjen edhe për shkak të imazhit të vendit tonë të goditur rëndë nga droga dhe krimi.

Basha: Fusha e komunikimit kudo po ecën me hapa gjigandë, shikoni sa ka ndryshuar celulari në 5 vite, si po ndryshon teknologjia e transportit, automjetet, shikoni si ndryshon teknologjia e informacionit. Shumë prej këtyre ndryshimeve po ndodhin këtu në Ballkan. E dini se 3 mijë punonjës, gjysma e tyre nën moshën 35 vjeç në Maqedoni, prodhojnë pjesë të automjeteve më të përparuara të Perëndimit, të Gjermanisë.

E dini se në Serbi ka qindra të rinj që bëjnë programime avangard për kompanitë më të mëdha në Kaliforni. Po këtu?Këtu nuk ka asnjë investim, jemi totalisht të izoluar në këto zhvillime. Këtu jo vetëm nuk krijohen vende të reja pune por po shkatërrohen edhe ato që ekzistojnë.

Kemi një izolim tjetër që na vjen nga imazhi. Për shkak të kësaj qeverie imazhi jonë është vendi i krimit dhe i drogës. Dhe kjo pa na izolon. Shifrat e turizmit perëndimor në Shqipëri janë më të ulëtat në raport me çdo vend tjetër të rajonit ndërkohë që ne kemi potencialet më të mëdha. Kanceri i komunizmit është zëvendësuar me kancerin e krimit. Hashashin ua kanë lënë gjynahqarëve, vetë merren me kokainën, heroinën, pastrimin e parave. Ka shkatërruar tregun, konkurrencën, imazhin e vendit.

Kjo gjendje është e papranueshme, kjo është vdekja e kombit. Qeveria është përgjegjëse. Edhe po ta ketë ndërmend ky nuk ndryshon dot se pushteti i tij është i lidhur me krimin. Krimi është vegla që e mban në pushtet.








EMISIONET