Basha në Fushë-Krujë: Këtu dëgjoj vetëm për tritol dhe për njerëz të papunë

Basha në Fushë-Krujë: Këtu dëgjoj vetëm për

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i bëri thirrje banorëve të Fushë Krujës për të ardhur në protestë më 16 shkurt në Tiranë dhe për të rrëzuar qeverinë që sipas tij po vjedh përditë shqiptarët.

Lulzim Basha e vijoi turin e tij në Fushë Krujë për të thirrur banorët në protestën e 16 shkurtit. Nga sheshi qëndror i qytetit, Basha iu bëri thirrje të pranishme të protestojnë për të larguar kryeministrin hajdut.

Basha: Brenda pak çasteve sheshet po mbushen me njerëz të vendosur e të bashkuar dhe plotë besim se po vjen një ditë e re. Në Fushë Krujë dëgjoj vetëm për tritol. Kush ka mbetur pa punë, histori që ma mbushin zemrën me trishtim. Kjo ditë do të vijë shumë më shpejt për të larguar këtë kryeministër hajdut.

Pas ardhjes së ditës së re, Basha u tha qytetarëve se mezi po pret që të vijë dita kur të flasë në Fushë Krujë për bizneset e hapura, të rinjtë që gjejnë vende punë dhe për rritjen e mirëqenies.

EMISIONET