Basha në forum: Shqipëria po eksporton drogë dhe bëhet gati të importojë plehra

Basha në forum: Shqipëria po eksporton drogë dhe bëhet gati

"Një ekonomi anemike" e vlerësoi kryetari i PD-së Lulzim Basha situatën ekonomike në të cilën ndodhet Shqipëria sot. Basha thotë se  ekonomia shqiptare po orientohet ditë për ditë nga paraja e pisët dhe paraja e nxjerrë nga aktivitete ekonomike kriminale nga trafiku i drogës. I pranishëm në Forumin e organizuar sot në Tiranë me temë "(De) rregullimi i tregjeve" Basha tha se politika fiskale është katastrofale dhe po bëhet akoma më shumë me nisjen e TVSh për biznesin e vogël.

Basha thotë se Shqipëria është kthyer në një vend që eksporton drogë dhe bëhet gati të importojë plehra

Basha: Jemi në fund të botës, jemi të fundit. Jemi vendi i 120 në botë për respektimin e kontratës. Cili investitor do të vijë këtu nëse jemi të fundit për respektimin e kontratës?!

Ulja e borxhit publik ishte flamuri i kësaj qeverie. Sikur asgjë tjetër të mos kishte bërë por të kishte ulur borxhin publik unë do të isha i pari ta falenderoja. Por e ka rritur dhe vazhdon ta rrisë. Mburret me një inflacion të monedhës. Bie euro dhe ditën që ka rënë euro dalin m vrap të thonë kemi ulur borxhin publik. Jo nuk ka rënë borxhi atë ditë ka rënë euro.

Kur të rritet euro çfarë do të bëjnë do të futen poshtë tavolinës apo do t'i hipin një charteri e do të ikin. Borxhi publik sot është një problem i madh sepse është jo vetëm ai i deklaruari por dhe ai i fshehuri që foli FMN, PP-ja e famshme. Nuk është vetëm pastrimi i parave të pista por dhe borxh i fshehur.       

Asnjë vit nuk janë realizuar të ardhurat. U rritën taksat, kemi taksën e ashtuquajtur progresive por nuk kemi rritje të ardhurash.  Mos realizimi vetëm për vitin e kaluar ishte 120 milionë dollarë. Këto 120 milionë dollarë mungojnë në arkën e shtetit për shkak të një sistemi të dështuar të taskave të larta. Këo janë vendimet që e kanë çuar në një ekonomi anemike, pa industri prodhuese, pa përparime teknologjike dhe rezultat i drejtëpërdrejtë i vendimarrjes së gabuar qeveritare dhe i përqëndrimit e krijimit të klientelës.

Laj thaj janë 10 kompani, 10 individë që fitojnë të gjithë tenderat, të gjithë koncesionet, që janë pjesë e PPP-së

Politika fiskale është katastrofale dhe po bëhet akoma më shumë me nisjen e TVSh për biznesin e vogël. Kjo qeveri nuk ka asnjë prioritet në ekonomi

Ekonomia po orientohet ditë për ditë nga paraja e pisët dhe paraja e nxjerrë nga aktivitete ekonomike kriminale nga trafiku i drogës.

Bum i papritur i ndërtimeve në Tiranë, i pajustifikuar nga kredia bankare ngre pyetjen me cfarë parash po ndërtohen? Cfarë nevoje ekonomike i përgjigjen ndërtimet?

Kanë rritur barrën fiskale të bizneseve të vogla. Kanë krijuar lehtësira për biznese të mëdha, madje për biznese që nuk krijojnë asnjë vlerë të shtuar në ekonomi.

Skandaloze është që e vetmja politikë fiskale sot është ti shton TVSh biznesit të vogël dhe ti heqësh TVSh hotelit me 5 yje dhe të ulësh taskën e ndërtimit për zyra. Kjo është tipike klienteliste. Jemi kthyer në një vend që eksporton drogë dhe bëhet gati të importojë plehra dhe paratë e shqiptarëve shkojnë për të ndërtuar inceneratorët që do të ndërtojmë për të djegur plehrat.

PD thotë se prioritet kryesor për të ndryshuar situatën ekonomike është çlirimi i tregjeve që kërkon një reformë të thellë fiskale dhe rregulluese. "Kërkon çlirimin nga monopolet, oligopolet, nga shtrembërimet e krijuara nga vetë ndërhyrja klienteliste. Nis nga ndalimi me ligj i krijimit të monopoleve. Ndalim i cdo koncesioni me përjashtim të atyre në infrastrukturë" thotë Basha 

EMISIONET