Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijoi turin e takimeve duke u ndalur me qytetarët e Lushnjes.

Ai ishte i prerë kur deklaroi se opozita nuk ndalet në aksionin e saj për largimin e Edi Ramës ndërsa tha se nuk do të ketë asnjë marrëveshje.

Lulzim Basha: Me Edi Ramën, nuk ka zhvillim.Me Edi Ramën, nuk ka punësim.Me Edi Ramën, nuk ka ligj.Me Edi Ramën, nuk ka drejtësi.Me Edi Ramën, nuk ka kujdes për më të pamundurit.Me Edi Ramën, nuk ka Europë.Me Edi Ramën, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë marrëveshje.

Basha u takua me tregtarë dhe qytetarë, ndërsa u tha atyre se nuk janë të vërfër por të vjedhur nga kjo qeveri.

Lulzim Basha: Siç e thanë studentët, nuk jemi të varëfr, jemi të vjedhur. Ju i mbyllni bizneset sepse taksat e rënda, çmimi i lartë i naftës, çmimi i lartë i energjisë shkojnë në xhepat e Edi Ramës dhe pesë oligarkëve.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh se vendi nuk ka të bëjë vetëm me një hajdut por me një të destabilizuar mendërisht që sipas tij ka destabilizuar edhe vendin dhe kërkon të destabilizojë rajonin me copëtimin e Kosovës.

/Ora News.tv/