Kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi pasditen e sotme një mbledhje me të deleguarit në qarqe.

Mbledhja nisi në orën 18:00.

Basha gjithashtu ka thirrur në takim aleatët opozitarë të enjten në orën 13:00 ku do të diskutohet e gjithë agjenda që do ndjekin në sesionin e ri politik.

Basha ka paralajmëruar se në shtator do rikthehen sërish protestat masive, edhe pse ende nuk ka një datë.

Raportohet se këto takime konsultative mund të çojnë në vendosjen e një date për zhvillimin e protestave.

Gjithashtu PD dhe aleatët do jenë në një takime intensive me qytetarët në të gjithë Shqipërinë kjo edhe për faktin se PD tashmë ka një platformë qeverisjen që do i prezantohet çdo qytetari nga vetë Basha nga takimet që në të gjithë Shqipërinë. Pritet të nisë një tur takimesh.

Takimet vijnë në një periudhë kur Tiranën pritet ta vizitojnë zyrtarët të lartë evropianë por edhe nga SHBA.

Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, David Kostelancik do vizitojë Tiranën për të diskutuar mbi zgjidhjen e krizë politike.

/Ora News.tv/