Duket se për Partinë Demokratike dhe aleatët e saj opozitare nuk do të këtë pushime.

Lulzim Basha, thirri në një takim kryebashkiakët e djathtë dhe drejtuesit e degëve, për të diskutuar për aksionin  opozitar pas zgjedhjeve të 30 qershorit, ndërsa u ka kërkuar që të jenë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët dhe në gatishmëri për protesta.

Gjithashtu në mbledhjen e zhvilluar, Basha  ka theksuar se nuk do të lejohet që socialistët të marrin bashkitë që sot drejtohen nga të djathtët duke i cilësuar zgjedhjet farsë. Më herët kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me strukturat në Vlorë, ndërsa theksoi për mediat se refuzimin referendar të PS-së në  30 qershor,  do ta kthejnë në ndryshim për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Basha: Dua t'i garantoj të gjithë se PD dhe opozita e shikon 30 qershorin dhe refuzimin referendar të farsës së Edi Ramës, jo si një triumf, por si një përgjegjësi të jashtëzakonshme për ta kthyer këtë energji në një energji për ndryshim. Ndryshim për çdo shqiptar, ndryshim për çdo pensionist, ndryshim për të rinjtë.

Basha tha se akti më i fundit kundër interesit të qytetarëve, që favorizon klientët e qeverisë, është vendimi për të rritur sërish indirekt taksën e karburantit me 20 lekë për letër.

Për këtë reagoi Ministrja e Financave Anila Denaj, e cila thotë se nuk do të ketë rritje taksash e as taksa të reja, ndërsa akuzat e Bashës i cilëson një tjetër produkt i një fantazie gjithnjë e më shumë për të ardhur keq.

Gazetari i RTV Ora, Everest Dedaj nga ambientet se selisë së PD-së raporton se në takim do të diskutohet mbi vijueshmërinë e aksionit opozitar.  

"Ka nisur takimi me kryetarët e PDsë dhe rrethe dhe me 15 kryebashkiakët e djathtë. Është një takim konsultativ, që vjen në vazhdën e takimeve të zotit Basha në rrethe. Basha do diskutojë gjerësisht axhendën e opozitës, ndërsa të premten pritet të mbledhë Kryesinë dhe ish-grupin parlamentar. Në rrgë informale kam mësuar se do vijojnë protestat, pasi tashmë është shtuar edhe mosnjohja e zgjedhje të 30 qershorit. Për PD dhe aleatët korriku dhe vera do të shoqërohen me aksion intensiv".



/Ora News.tv/