Në pranverë PD mbledh Kuvendin Kombëtar, Basha-kritikëve: Sulmet nuk janë ide politike

Në pranverë PD mbledh Kuvendin Kombëtar, Basha-kritikëve:

Në pranverë PD do të mbledhë Kuvendin Kombëtar, nga ku do të nisë fazën për riorganizimin e saj. Kjo pas analizës për humbjen e zgjedhjeve të vitit 2017.

Në këtë moment Basha i përgjigje kritikëve të tij, ndërsa i fton që të japin propozime konkrete të cilat tha ai ndihmojnë fuqizimin e kësaj force politike.

Basha: Në pranverë do të mblidhet Kuvendi Kombëtar. Çdo demokrat nuk pret që proçesi i bashkimit të partisë do të jetë një proçes negociatash personale të kryetarit. Çdokush është i ftuar të japë propozimet për fuqizimin dhe mënyrën e organizimit të aksionit tonë politik dhe Partisë Demokratike.

Duke iu përgjigjur zërave kundër, por edhe deklaratave për një lëvizje të re politike brenda PD, Basha tha se gjithkush është i lirë të bëjë zgjedhjet e tij, por të luftosh kryetarin në kafene dhe publik sipas tij nuk është ide politike.

Basha: PD sapo ka përfunduar procesin e analizës dhe bëhet gati të hedhë hapin përfundimtar drejt ndërtimit dhe riorganizimit të partisë. Është e drejta e çdokujt të bëjë zgjedhjen e tij politike. Pretendimi se propozimet nuk janë shqyrtuar nga kryetari është pretekst, janë forumet dhe Kuvendi i partisë. Kryetari vetëpropozon dhe ka vizionin e tij. Çdokush është i ftuar gjatë gjithë këtij procesi të analizës. Sulmet ndaj kryetarit nuk janë ide politike, as sulmet ndaj PD në media nuk i shërbejnë demokratëve që përballen ditë për ditë me krimin në pushet, revanshin e drogës, me varfërinë, papunësinë, largimin nga puna dhe ndihma ekonomike. Nuk mendoj se vlejnë as sulmet personale nga kafenetë as deklaratat e pabazuara. Për mua themelore është lufta ndaj krimit, dekriminalizimi që kemi nisur. Ftoj këdo që të bashkohet rreth këtyre vlerave në një proces të hapur, modern dhe europian nga e cila PD do të ndërtojë altnernativën e një transformimi të madh.

Ai tha se lufta ndaj krimit është kauzë që duhet të bashkojë demokratët, ndaj kishte këtë mesazh për kundërshtarët e tij:

Basha: Unë i bëj ftesë çdokujt që bashkohet rreth këtyre vlerave dhe kjo për mua është themelore. Lufta kundër krimit, dekriminalizimi, si një luftë që e kemi nisur, distancimi nga personat me rekorde kriminale bashkëpunëtorë dhe autorë të trafikut të drogës.

Procesi për riorganizmin tha Basha do të jetë i hapur dhe europian ku PD do të ndërtojë alternativën jo thjesht për pushtet, por për tranformimin ekonomik dhe politik të vendit.


EMISIONET