Basha: Koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës dhe qeveri tranzitore

Basha: Koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës dhe qeveri

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme.  

Duke komentuar protestën e të shtunës, Basha thotë se Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve të bashkuar.

Basha: Çdo ëndërr për të sunduar si despot lindor, popullin perëndimor të Shqipërisë, do të marrë përgjigjen e merituar. Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë më paligjshmërinë e një qeverie të dalë nga zgjedhjet e faktuara të vjedhura.

Shefi i demokratëve thekson se nuk do të pranojnë më zgjedhje fallso të kryeministrit të kapur në krim.

Protesta e radhës e opozitës është thirrur me 31 maj, ndërsa një ditë më pas Rama do të hapë fushatën zgjedhore për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

EMISIONET