Basha: Ju tregoj si do të jetë kandidati për Tiranën?! Jo vrasës fëmijësh

Basha: Ju tregoj si do të jetë kandidati për Tiranën?! Jo

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në studion e "360 Gradë" në Ora News, u pyet për kandidatin për bashkinë e Tiranës për zgjedhjet e 30 qershorit të vitit të ardhshëm. Megjithëse nuk ka ende një emër, Basha preferoi të tregonte cilësitë e këtij kandidati.

Pjesë nga debati: 

Dyrnjaja: A mund të na e thoni kandidatin që do të keni përballë Erion Veliajt?

Basha: Do ta them. Sot nuk ta them dot. Ndryshe nga Edi Rama, nuk i nxjerr nga xhepi. Kandidati do të përfaqësojë interesat e qytetarëve, përpara se të përfaqësojë interesa politike. Kandidati i Tiranës nuk do të përfaqësojë as oligarkët, as vrasës fëmijësh në Sharrë. As njerëz që fitojnë miliona euro me tendera fiktivë, që zhdukin vendparkimet, që shtatëfishojnë taksat për biznesit, që ndërtojnë inceneratorë për të mbushur xhepat e tyre dhe të Arben Ahmetajt. Do të përfaqësojë një figurë qytetare. Zgjedhjet do t'i fitojmë.


EMISIONET