Basha: Ja pse dështoi marrëveshja e 17 majit me Ramën

Basha: Ja pse dështoi marrëveshja e 17 majit me Ramën

Kreu i PD, Lulzim Basha ka treguar në studion e "360 gradë" me Artur Zhejin se përse dështoi marrëveshja e 17 majit me kryeministrin Rama.

Denis Dyrnjaja: Çfarë është biseduar në tryezën 5 orësh më Edi Ramën ?

Lulzim Basha: Marrëveshja e 17 majit ishte marrëveshje për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në kushtet kur u gjendëm pas protestës 90 ditore, ne nuk arritëm të largojmë Ramën si kryeministër dhe pamë për një zgjidhje për të shmangur konfliktin civil dhe të garantonim zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo ishte qëllimi i vetëm i marrëveshjes së 17 majit. Pse e konsideroj të dështuar? Sepse qëllimi i vetëm i kësaj marrëveshje që të garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk u realizua. Ne patëm shit-blerje masive të votës që detyroi OSBE/ODIHR që në raportin e vet përfundimtar të konsideronte numrin 1 të problemit të zgjedhjeve në Shqipëri. Kemi raportin e ministrave teknike.

Denis Dyrnjaja: 5 ore keni ndenjur vetëm për këtë?

Lulzim Basha: Padyshim që po, sepse unë kisha interesat e mia për të dalë nga ajo sallë me një marrëveshje më të favorshme.

Denis Dyrnjaja: Dhe çfarë kushtesh ju premtoi Edi Rama?

Lulzim Basha: Ato që u bënë publike, ajo ishte maksimumi që mund të arinim. Mungesa e vullnetit politik për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme ishte evidente, çfardo që të kishim arritur ky ndërkohë e kishte ndëra mendjen. Bandat po shpërndanin lekë. Tani nuk është PD apo OSBE që e thotë këtë. Janë përgjimet zyrtare të prokurorisë që tregojnë si bandat  kriminale të vendit funksionin si banda elektorale të PS.


EMISIONET