Basha i turret Salianjit: Ju e latë kauzën në mes të rrugës!

Basha i turret Salianjit: Ju e latë kauzën në mes të

Gazetarja Anila Basha e ftuar në "360 Gradë" në Ora News, u përfshi në debate të forta me deputetin demokrat, Ervin Salianji.

Basha: A hytë në çadër? Çfarë thatë brenda çadrës? Çfarë bëtë pastaj? Thatë për Fatmir Xhafajn që do kalojë mbi trupat tanë. 

Salianji: Ku është Fatmir Xhafaj sot? Ku është Saimir Tahiri?

Basha: Ju e latë kauzën tuaj në mes të rrugës. I lodhët qytetarët.

Salianji: Ishin ndërkombëtar që thanë pas 100 ditësh që hajde të heqim ministrat më të korruptuar dhe arritjen e një marrëveshje dhe ajo marrëveshje na tregoi se nuk bëhen marrëveshje me këtë njeri. Kush i shkatërroi zgjedhjet? Drejtori i policisë.

Basha: U bë siç e kërkuat ju dhe në fund nuk bëtë asgjë. 


EMISIONET