Krimi në Vlorë, Basha: Bilanc lufte, 18 të zhdukur; Rama: Si ishte para 5 viteve?

Krimi në Vlorë, Basha: Bilanc lufte, 18 të zhdukur; Rama: Si

Opozita ishte sot në Vlorë, nga ku denoncoi situatën e rëndë të rendit dhe sigurisë në këtë qark.

Kreu i PD-së, Basha  tha se vetëm në 12 muajt e fundit Vlora është përballur me një bilanc lufte që i atribohet përplasjes së klaneve kriminale.

Teksa iu referua statistikave, kreu i opozitës tha se vetëm persona të zhdukur janë 18, 3-fish më shumë se në çdo qark tjetër.

E gjitha kjo situatë, sipas Bashës, vjen për dy arsye: Rama ia besoi Vlorën fillimisht Saimir Tahirit dhe më pas Fatmir Xhafaj.

Basha: Këtu në Vlorë vetëm në 12 muajt e fundit ka një bilanc lufte i cili i atribuohet drejtëpërdrejtë klaneve kriminale Habilaj, Xhafaj dhe kriminelëve të tjerë që kanë kthyer Vlorën në çifligun e tyre ku dhunojnë, vrasin , bëjnë  presion e ushtrojnë terror mbi qytetarët pa u hyrë gjëmb në këmbë nga policia e bërë njësh me kriminelët.

Prishja e pazareve të drogës, përplasja midis banditëve kanë shkaktuar 6 të vdekur dhe 11 të plagosur, mes tyre dhe një fëmijë 8 vjeçar. 5 makina janë djegur apo hedhur në erë.Sipas të dhënave që mbahen sekret nga policia e korruptuar e Fatmir Xhafës 18 persona janë zhdukur pa lënë gjurmë, 3 fish i personave të zhdukur në çdo qark tjetër të marrë së bashku në gjithë territorin e Shqipërisë.

Ky bilanc kriminal është kaq i rënduar në Vlorë për dy arsye.Edi Rama, kryedeputet i Vlorës ia dorëzoi kontrollin e këtij qyteti dhe këtij qarku Saimir Tahirit dhe më pas Fatmir Xhafaj.Po të gjithë e dimë se nëse i pari e bënte drogën me kushërinj, i dyti e bën me vëllain e tij.I dyti nuk mjaftohet me drogën, u ka dhënë  mundësinë bashkë të dënuarve të vëllait të tij të kapin dhe zotërojnë 1/3 e lojërave të fatit anembanë Shqipërisë, industrinë e bixhozit me anë të cilës pastrohen paratë e pista të krimit. Ekonomia e Vlorës është në kolaps, papunësia në nivel rekord.

Reagon Rama: Nuk është ditë dhe diell po as natë

Kryeministri Edi Rama replikoi nga seanca plenare, duke e ftuar kreun e PD-së të analizojë shifrat e kriminalitetit të para pesë viteve, pasi vetëm në atë mënyrë mund të vërejë ndryshimin.

Rama: Për këdo që ka ngenë të ndjekë shifrat dhe ta bajozë gjykimin në fakte mjafton të shohë sesi ishte situata e kriminalitetit në Vlorë vetëm 5 vite më parë me shifra dhe si është sot, si nata me ditën. Sigurisht që nuk është ditë e diell, ka ende shumë për të bërë por është ditë nuk është më natë.

Basha për Jalën: U mbrojtën pronat e oligarkëve

Basha komentoi edhe aksionin e IKMT-së në Jalë. Basha akuzoi kreun e IKMT-së, Fatmir Meta, se shembi banesat e qytetarëve të pafajshëm dhe mbron pronat e oligarkut Alban Xhillari.

Basha: Jemi një shtet ku policia dhunon qytetarët për të mbrojtur oligarkët siç ndodhi para dy ditësh në Jalë me kryebanditin Meta i cili mbron pronat e oligarkut Alban Xhillari dhe shkatërron shtëpitë e qytetarëve të pafajshëm.Çlirimi i parlamentit të ozurpuar nga kriminelët dhe hajdutët përmes mobilizimit të qytetar, mobilizimit të sovranit është rekursi i vetëm në gjendjen e emergjencës kombëtare ku ndodhemi sot.

EMISIONET