"Raporti ka rrëzuar të gjithë shtetin e Edi Ramës". Në këtë mënyrë kreu demokrat Lulzim Basha komentoi raportin e OSBE-ODIHR vetëm pas orë pas publikimit.

Edhe pse u kujdes të nënvizonte se gjetjet e këtij raporti ishin artikuluar më herët nga opozita, Basha tha se OSBE duket sikur ka publikuar raport për ngjarje kriminale dhe jo për një proces zgjedhor.

Lulzim Basha: "Ky është një dokument, i cili më shumë se raport zgjedhor ngjan me një raport për një ngjarje kriminale. Raporti është autopsia e kufomës së shtetit të së drejtës, e qeverisë së popullit dhe drejtësisë."

Lideri i opozitës e sheh këtë raport si indicie kryesore që prokuroria të nisë hetim për krim zgjedhor, ndërsa rendit edhe dy përfundimet që dolën nga OSBE.

Lulzim Basha: "Së pari, votimet e 30 qershorit ishin antikushtetuese, të paligjshme dhe të pandershme. Së dyti, votimet e 30 qershorit ishin një farsë moniste dhe e përfaqësimit politik dhe shkatërrim i demokracisë."

Largimi i Edi Ramës duhet të ndodhë sa më parë tha Basha, ndërsa prioritetet e PD-së në pushtet do të jenë reforma zgjedhore dhe ajo politike.

Lulzim Basha: "Kjo kërkon një reformë të thellë zgjedhore dhe një reformë të thellë politike. Ky është prioriteti ynë i menjëhershëm."

Raporti kishte vërejtje edhe për opozitën, e cila edhe pse nuk kishte në dorë pushtetin, ka ushtruar sipas OSBE-ODHIR trysni mbi zgjedhësit. Raporti vlerësoi se më 30 qershor shqiptarët nuk kishin mundësi zgjedhjeje pasi nuk kishte alternativa. Pothuajse në të gjitha bashkitë u paraqit vetëm një kandidat.

/Ora News.tv/