Basha: Dorëzimi i mandatit lojë për të mbyllur dosjen e Saimir Tahirit

Basha: Dorëzimi i mandatit lojë për të mbyllur dosjen e

Lulzim Basha thotë se dorëheqja e Tahirit është një lojë me kryeministrin Edi Rama për të mbyllur këtë cështje. Sipas tij lajm i mirë do të ishte nëse  ish-ministri do të dorëhiqej para 6 muajsh dhe jo sot kur ka fshirë çdo provë dhe kur drejtësia është kapur nga Rama.

Basha: Që kur Edi Rama e mbrojti nga kërkesa për arrest, Sajmir Tahiri e shfrytëzoi imunitetin për atë që i duhej, për të shkatërruar provat kyçe. Kjo dorëheqje erdhi pasi Edi Rama emëroi PPP-në, Prokurorin e Përkohshëm të Përgjithshëm, pa vetting dhe vetëm me votat e tij, për të futur nën kontroll Prokurorinë.

Drejtësia e kapur dhe e shantazhuar nuk e zgjidhin këtë problem tha Basha, ndaj ai kërkoi largimin e kryeministrit.

Basha: Si mashtrim për Gjermaninë, si mashtrim për Europën, për të thënë që “Ja, tani është në dorë të Prokurorisë”.Por, Prokuroria është në dorë të Ramës. Pra, Sajmir Tahiri është dhe mbetet në dorë të Ramës sikundër Rama në dorë të Tahirit. Ky është kodi mafioz që i lidh bashkë! Vetëm dorëheqja dhe largimi i Edi Ramës, janë zgjidhja. Nuk ka Bashkim Europian me qeveri mafioze që vepron me kodet e mafias.

Edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi kërkoi largimin e Ramës, ndërsa konsideroi gabim se kur ishte në qeveri me socialistët pranuan Tahirin ministër.

Kryemadhi: Të gjjthë kanë muaj që presin drejtësi për çështjen e ish ministrit të brendshëm, një nga përgjegjësit kryesore për kanabizimin dhe renditjen e Shqipërisë në krye të trafikimit dhe përdorimit të drograve të forta. Por drejtësia ka munguar që ne krye të herës, dhe nuk ka më njeri në Shqipëri të besojë tashmë  se Edi Rama do urdhërojë institucionet që varen prej tij, si Prokuroria e Përgjithshme, që të hetojnë për ish bashkëpunëtorin e tij.

I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit Rama, i cili pasi sulmoi opozitëm paralajmëroi të tjera arrestime. 

EMISIONET