Basha denoncon: Rama fushatë me fake news kundër deputetit gjerman, Krichbaum

Basha denoncon: Rama fushatë me fake news kundër deputetit gjerman,

Disa artikuj online kundër Kryetarit të Komisionit të Çështjeve të BE në Bundestag, Gunther Krichbaum i cili është skeptik ndaj hapjes së negociatave me Shqipërinë, detyruan kreun e PD-së, të dalë në konferencë e të dënojë sulmet ndaj të tij

Basha u shpreh se këto sulme janë financuar nga kryeministri Rama me paratë e krimit për të denigruar figurën e deputetit gjerman.

Gunther Krichbaum është një nga figurat politike më të nderuara dhe të  respektuara të Europës. Mbi të gjitha, Gunther Krichbaum është një njeri  që e do dhe mbështet Shqipërinë. Por ai do një Shqipëri ku të sundojë  shteti i së drejtës dhe demokracia. Prandaj  ai ka shprehur hapur dhe me ndershmëri mendimet dhe kritikat e tij për  të ndihmuar përparimin e Shqiëprisë dhe të integrimit të saj në  Bashkimin Europian. Kritikat e  argumentuara dhe të paanshme të  Krichbaum i janë shprehur Edi Ramës dhe qeverisë shqiptare  edhe nga shumë qeveri të tjera eurpiane,mbrëmë të Shteteve të Bashkuara  të Amerikës dhe kryesisht hapsirës Euroatlantike.  Por në vend që të ballafaqohet me realitetin e vërtetë që Krichbaum e  argumenton në mënyrë bindëse, në vend që të reflektojë për kritikat e  drejta të Krichbaum, Edi Rama ka zgjedhur të prodhojë një fushatë  shpifjesh dhe lajmesh fallco, fake news, kundër  Kryetarit të Komisionit të Çështjeve të Bashkimit Europian në  Bundestag.

I pyetur nga gazetarët për mbledhjen e këshillit kombëtar ku nuk u përfshinë propozimet e kritikëve për dorëheqjen e kryetarit Basha tha se rregullat e reja garantojnë një garë të ndershme për  të gjitha nivelet, përfshi dhe kryetarin e partisë por më e rëndësishmja, theksoi ai është se sipas statutit të ri, kandidatët për bashki e deputet do të konsultohen me të gjithë anëtarët e partisë.

"Synon garë të ndershme, të hapur, trasparente në të gjitha nivelet për  këdo, që nga kryetari i Partisë deri tek anëtari më i thjeshtë. Risia më e madhe, jo vetëm për Partinë Demokratike por për Shqipërinë,  është përqafimi  pa asnjë dilemë mbrëmë nga Këshilli Kombëtar dhe jam i bindur edhe të  dielën nga Kuvendi Kombëtar, i parimit të konsultimit, me parimin një  anëtar një votë, me të gjithë anëtarësinë e Partisë Demokratike të  Shqipërisë përpara se të vazhdohet me proçesin e  seleksionimit të kandidaturave të ardhshme për Parlamentin e  Shqipërisë. Këto janë ndryshime të mëdha, janë ndryshime qe e ndajnë  historinë e Partisë Demokratike në dy pjesë. Përqafimi i këtyre  standardeve do të imponojë një punë të madhe dhe jo të lehtë dhe  jam i bindur se është rruga e duhur për Shqipërinë në rradhë të parë  dhe natyrisht është mishërim i aspiratave, shpresave dhe kërkesave të  demokratëve. 

Sa i takon raportit të DASH Basha tha se konfirmon akuzat kryesore të opozitës: zgjedhje të blera, qeverisje e korruptuar në çdo degë të saj, drejtësi e  kapur, media të kapura dhe nën presion dhe sulm qeveritar,




EMISIONET