Gazetarja Egla Bardhi që drejton në një shoqatë në fushën e shëndetësisë, thotë në studion e  "Ekonpolitikë" se në qendrat shëndetësore në rrethe dërgohen barna të pa kërkuara për shkak se kompania më e fuqishme ka përfituar tenderin.

 Bardhi: Na ka ndodhur që të shkojmë në qendrat shëndetësore të Dibrës dhe kemi parë atë dollapin plot me medikamente. Dhe ju thamë pse ankoheni, paskeni. Nuk i kemi kërkuar, nuk na duhen-na thanë- i kanë sjellë sepse firma farmaceutike ka patur ndikim të madh dhe i është dashur të shpërndajë sa më shumë barna.

Ka spitale rajonale që kanë shfrytëzim të shtretërve më pak se 20% dhe kanë mbi 80 të punësuar që rrinë kot. Ata rrinë për shkak të ndikimeve politike.

Emisioni "Ekopolitike" u transmetua mbremjen e 14 shtatorit ne Ora News




/Ora News.tv/