Barcelona vazhdon shkëputjen, mposht Atletiko Bilbaon

Barcelona vazhdon shkëputjen, mposht Atletiko Bilbaon

Barcelona vijon marshimin drejt fitimit të titullit kampion në Spanjë. Katalanasit mposhtën këtë herë në "Camp Nou" Atleticon e Bilbaos me rezultatin e pastër 2-0.

Vendasit e mbyllën ndeshjen që në pjesën e parë ku shënuan herët me anë të Paco Alcacer në minutën e 8-të.

Më pas ishte rradha e jashtëtokësorit Lionel Messi që të dyfishonte shifrat në minutën e 30-të pas asistimit të Dembele.

Pjesa e parë mbyllet me këto shifra. Në 45 minutat e dyta blaugranasit patën shumë raste shënimi por pa konkluduar në rrjetë dhe i gjithë takimi mbyllet në 2-0.

Me këtë fitore Barcelona shkëputet +11 pikë nga vendi i dytë, në të cilin ndodhet Atletico Madrid.

EMISIONET