Javier Mascherano i ka dhënë fund aventurës me Barcelonën, pas plot 8 sezoneve.

Sipas mediave spanjolle, mesfushori argjentinas pritet të vazhdojë karrierën e tij në Super League-n kineze, dhe më konkretisht tek skuadra e Hebei China Fortune.

33 vjeçari do t'i jepet një "lamtumire institucionale" nga Barca të mërkurën, me presidentin Josep Maria Bartomeu dhe ekipin e parë të ekipit që do të jenë të pranishëm në darkën e organizuar nga klubi katalanas në nder të futbollistit.

Me Barcelonën, mesfushori ka zhvilluar 203 takime, duke shënuar dhe një gol.


/Ora News.tv/