Basel është skuadra e dytë që siguron kalimin për në fazën tjetër të Uefa Champions League, duke iu bashkuar Manchester United. Zvicerianët mundën pastër me rezultatin 2-0 Benfikën falë goalve të Elyounoussi në minutën e 5-të dhe të Obertin në të 56-ën, ndërsa Djajtë mundën me përmbysje CSKA Moscow. Golat e Lukaku dhe Rashford në pjesën e dytë zhvlerësuan golin e talentit Dzagoev që shënoi në fund të fraksionit të parë.

Në grupin B, Bayerni i Munihut “i ktheu” reston PSG-së, me bavarezët që pavarësisht fitores me rezultatin 3-1 nuk u ngjit në vendin e parë, duke e mbyllur grupin B pas francezëve, Fitore pa shumë vlerë arriti Anderleht kundër Celtic, me belgët që pavarësisht fitores minimale 1-0, nuk siguroi një vend në europë ndërsa Celtic vazhdon aventurën në Uefa Europa League.

Chelsea dhe Roma janë dy skuadrat që kalojnë në fazën tjetër nga grupi C. Italianët mundën minimalisht Qarabag ndërsa në “Stamford Bridge” Atletiko e Madridit barazoi 1-1 me Chelsea, duke u mjaftuar me pjesëmarrjen në Uefa Europa League.

Barcelona  nuk ka lëshuar as në ndeshjen e fundit në grup, duke fituar me rezultatin 2-0 ndaj Sportingut të Lisbonës, ndërsa Juventus ka marrë një fitore shumë të vuajtur në Pire, kundër Olympiakos me rezultatin 2-0, me golin e Cuadrado e Bernardeski që i dhanë vendin e dytë “Zonjës” në grupin D.
 Në Uefa Eruopa League, është Sportingu i Lisbonës që merr pjesë nga ky grup. 

/Ora News.tv/