Pas largimit të Arda Turan, një tjetër mesfushor është pranë largimit nga "Camp Nou".

Sipas "Daily Mail" Denis Suarez pëlqehet shumë nga Antonio Conte dhe duke parë dhe minutazhin e pakët tek Barcelona, mesfushori i klasit '94 pritet ta pëlqej një ofertë nga kampionët e Anglisë.

Suarez është lojtar i katalanasve prej 2 vitesh, nga ku e ka veshur bluzën blaugrana në 36 takime ku ka shënuar dhe 3 gola.

/Ora News.tv/