Barcelona mposht Arsenalin me golin e Suarez

Barcelona mposht Arsenalin me golin e Suarez

Barcelona ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Arsenalit, në një ndeshje të vlefshme për trofeun “Johan Gamper”.

Katalanasit arritën të fitojnë, falë dy golave që shënuan në pjesën e dytë.

Arsenal kaloi në epërsi në minutën e 26-të të takimit me golin e shënuar nga Aubamejang.

Në pjesën e dytë dhe në minutën e 69-të Mitland- Niles shënoi në portën e tij një autogol qesharak, që vendosi ekuilibrat.

Fjala e fundit i takonte Suarezit, i cili në minutën e 90-të vulosi ndeshjen në favor të Barcelonës.

EMISIONET