Barcelona kryen goditjen “low cost”, vjen nga Toulouse

Barcelona kryen goditjen “low cost”, vjen nga Toulouse

Jena-Clair Todibo është zyrtarisht një futbollist i Barcelonës.

19 vjeçari francez, i cili mbulon rolin e mbrojtësit të qendrës, do të prezantohet si futbollist i katalanasve vetëm në fillim të muajit korrik, periudhë kur i skadon dhe kontrata me skuadrën aktuale, Toulouse.

Pra, për të siguruar shërbimet e tij, Barcelona nuk ka shpenzuar asnjë cent, ndërsa ka mposhtur konkurencën e Juventusit dhe Napolit. Interes për Todibo kishin shfaqur edhe Manchester City e Real Madrid, por dy skuadrat nuk nisën kurrë tratativat me mbrojtësin.

Konfirmimi ka ardhur nga vetë Jean-Clair Todibo që përmes rrjeteve sociale ka shkruar:

"Unë jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me Barcelonën nga korriku 2019 e tutje. Është më shumë se një klub dhe jam mirënjohës për besimin e tyre tek unë".-shkroi ai.



EMISIONET