Barcelona e ka nisur me këmbë të mbarë vitin 2018-të, me katalanasit që kanë mundur pa vështirësi 3 me 0 Levanten.

Serinë e golave e hapi ylli argjentinas Lionel Messi, me "pleshti" që zhvilloi ndeshjen e tij të 400 me bluzën e Barcelonës në Laliga.

Për të dyfishuar rezultatin mendoi Luis Suarez. Uruguajani i shërbyer në hyrje të zonës nga Sergi Roberto e kishte të lehtë për të mposhtur për herë të dytë miqtë, ndërsa për të mbyllur llogaritë e takimit braziliani Paulinho shënoi për 3 me 0.

Blerja më e shtrejtë në historinë e Barcelonës, Philippe Coutinho e ndoqi të gjithë takimin nga shkallët e "Camp Nou" dhe pritet që të jetë në dispozicion të Valverde që nga sfida e ardhshme kundër Celta Vigo-s.



/Ora News.tv/